Sporti

Lojtari i njohur del pro Superligës Evropiane: Jemi në një pikë ku s’ka kthim!

11/10/2021 19:20
nga:Lorik J

Pasi shumë lojtarë janë deklaruar kundër realizimit të Superligës Evropiane, i pari që ka dalë pro është Giorgio Chiellini.

Në një intervistë me DAZN, kapiteni i Juventusit ka treguar një këndvështrim pozitiv ndaj idesë, përcjell GazetaBlic Sport.

“E ardhmja e futbollit do të kalojë përmes europianizimit Një lojtar i nivelit të Juventusit dëshiron të luajë ndeshjet evropiane, me gjithë respektin e duhur për kampionatet. Dhe kjo është tashmë në një pikë pa kthim. Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të takohen për të reformuar kalendarin dhe për të krijuar gara të reja për t’i garantuar një shtysë të re futbollit”, filloi duke shpjeguar ai.

“Ka shumë skuadra në ligë [20]. Duhet të jemi 18 dhe të mendojmë edhe uljen në 16. Në këtë mënyrë do të rriste konkurrencën dhe do t’u jepte më shumë hapësirë ​​lojërave evropiane”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport