Kupa e Botës 2022

Lojtari i Marokut, Sabiri: “Nuk erdhëm këtu për të luajtur tre ndeshje, është koha që një skuadër afrikane të luajë në gjysmëfinale”

12/08/2022 14:00
nga:E K

“Në fakt unë ende nuk e kuptoj se çfarë bëmë, jam konfuz”, kështu e nisi me shaka Abdelhamid Sabiri intervsitën për Corriere dello Sport pasi arriti në çerekfinale me Marokun.

Maroku arriti me penallti ta eliminoi Spanjën në 1/16’tën të Kupës së Botës, kurse Sabiri tha se ata nuk erdhën në Katar për të luajtur thjesht tre ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Është një moment historik për Afrikën dhe botën arabe. Është koha. Jemi të lumtur. Para ndeshjes që u takuam, donim penallti dhe ia dolëm. Prisja që mund të vazhdonim kështu, nuk erdhëm këtu për të luajtur 3 ndeshje. Nuk mund ta kuptoni plotësisht se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd në një Kupë Botërore… Penalltia? Isha i qetë. Do ta kisha goditur penalltinë edhe në njërën këmbë. Regragui? Një person i jashtëzakonshëm. Ai është menaxheri më i mirë që njoh, duhet të të çoj në dhomën e zhveshjes për t’ju bërë të kuptoni rëndësinë e tij. Ai ka gjithmonë një plan të saktë për ndeshjet”, tha ai.

Është koha që një skuadër afrikane të luaj në gjysmëfinale“, përfundoi Sabiri.

/GazetaBlic Sport/