Sporti

Lojtari i kombëtares holandeze akuzohet për tentativë vrasje!

11/18/2021 17:31
nga:Lorik J

Prokuroria e Shtetit të Holandës ka ngritur aktakuzë kundër Quincy Promes, i cili dyshohet se ka goditur me thikë në gju kushëririn e tij në një festë familjare pak më shumë se një vit më parë.

Lojtari i Spartak Moskës dhe lojtari i kombëtares holandeze përballet me 3 vite burg nëse vërtetohen fajtor. Promes sulmoi kushëririn e tij nën ndikimin e alkoolit, sepse dyshohet se ai vodhi para dhe bizhuteri nga një anëtar i tretë i familjes së tyre. Një i afërm e ka denoncuar vetëm pak muaj më vonë, për këtë arsye Promes kaloi disa ditë në paraburgim.

Pas daljes nga burgu, ai tha se do ta vërtetonte në gjykatë pafajësinë e tij, por ende nuk dihet se kur do të caktohet seanca e parë.

Promes ishte në skuadrën holandeze në Euro, dhe luajti kundër Austrisë dhe në 1/16 kundër Republikës Çeke.

/GazetaBlic Sport