Matthijs De Ligt, qendërmbrojtësi i Juventusit, ka pranuar pas triumfit ndaj Udineses, se mungesa e golave të skuadrës ka qenë e dëmshme gjatë gjithë sezonit dhe për këtë ka kontribuar shumë largimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United.
“Na mungon një vrasës siç ishte Cristiano Ronaldo. Është ai lojtar që është në zonën e kundërshtarit dhe gjen gjithmonë një mënyrë për të shënuar, rrallëherë humbet një mundësi. Kjo na ka munguar që nga fillimi i sezonit”, tha fillimisht De Ligt.
“Ne nuk e kemi atë vrasës që do të shënojë 30 gola deri në fund të sezonit, kështu që ne kemi nevojë që të gjithë këtu të kontribuojnë. Është diçka që ka filluar të ndodhë tani, kjo fitore ishte thelbësore për ne, por ne ende mund të përmirësohemi. Ne kemi fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, hap pas hapi do të arrijmë atje”, tha holandezi për Sky Sport.
/GazetaBlic Sport


