Sporti

Lojtari i Chelseat e mban fjalën, e heq live mjekrrën pas triumfit në Champions League

05/30/2021 16:53
nga:L J

Ylli i Chelsea, Jorginho ‘sakrifikoi’ me gëzim mjekrën e tij pasi ra dakord për një bast të shkëlqyeshëm të Ligës së Kampionëve.

Jorginho dhe bashkëlojtarët e tij e mundën Manchester Cityn me rezultatin 1-0 në Porto për t’u bërë kampionë të Evropës falë një goli në pjesën e parë nga Kai Havertz, përcjell GazetaBlic Sport.

Kushtet e bastit ishin që mesfushori i Blues do të detyrohej të hiqte mjekrën nga Caldeira, i cili gjithashtu do të duhej të hiqte mustaqet nëse Chelsea fitonte garën.

Kështu, pasi Chelsea mundi Man City, Caldeira dhe Jorginho e mbajtën fjalën.

Duke folur pas triumfit të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, Jorginho dha poashtu një deklaratë emocionale.

“Është e mahnitshme. Unë do të lija futbollin, por prindërit e mi më detyruan të vazhdoj. Tani ata janë këtu sonte dhe unë fitova Ligën e Kampionëve”, tha Jorginho.

/GazetaBlic Sport