Sporti

Lojtari i Barcelonës theu rekordin botëror | Goditja e tij tek goli ishte 230 km/h

10/26/2023 08:28
nga:Lorik J

Fermin Lopez, mesfushori i Barcelonës, në minutën e 36-të të ndeshjes kundër Shakhtarit, bëri një sukses për historinë e Champions League dhe futbollin botëror.

Ai shënoi në mënyrë spektakolare në fitoren 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai e dërgoi topin në portë me goditjen më të shpejtë ndonjëherë, e cila përfundoi në rrjetë.

Nga zona e 16 metërshit, ai gjuajti topin në portë me 230 kilometra në orë. Ky është një rekord absolut kur bëhet fjalë për golat në të cilët është matur shpejtësia e trajektores së topit.

Fermin la shumë pas rekordmenin e mëparshëm Ronny Heberson të Sporting Lisbonës, i cili shënoi një gol me një shpejtësi prej 210 në orë. I treti është Arjen Robben, i cili shënoi me një goditje me 190 km në orë, më pas Steven Reid me 189, ndërsa i pesti është Ronald Koeman me një gol të shënuar me 188 km/h.

/GazetaBlic Sport