Kosova do të luajë sot ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.
Pas fitores në ndeshjen hapëse të grupit 2 në Ligën C të Nations League ndaj Qipros, Dardanët kërkojnë ta vazhdojnë serinë e mirë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe Greqia ka fituar ndeshjen e parë të grupit ndaj Irlandës së Veriut, kurse para ndeshjes me Kosovën ka folur lojtari grek, Konstantinos Mavropanos.
Konstantinos Mavropanos deklaroi se Greqia synon vetëm fitoren ndaj Kosovës në Prishtinë.
“Ne e njohim patjetër kundërshtarin. Kanë ndryshuar trajner, ndoshta filozofi, por lojtarët i njohim, luajtëm kundër tyre vitin e kaluar. E nisëm shumë mirë dhe ne kemi ardhur këtu me ambicie për të marrë tre pikën”, tha Mavropanos.
“Po, mendoj se do të jetë një ekip tjetër. Kosova po përpiqet të luajë futboll dhe po kërcënon me kundërsulme. Ne do të luajmë ndryshe, me Irlandën e Veriut kemi qenë shumë të kujdesshëm me linjat tona”, shtoi ai
“Nuk jemi të vetmit që mbrohemi, është punë ekipore. Mesfushorët dhe gjithë ekipi ndihmojnë. Ne kemi besim dhe teksa u përballem me Irlandën e Veriut mund ta bëjmë me shumë kundërshtarë“, përfundoi greku.
/GazetaBlic Sport.


