Penalltia e humbur nga Bruno Fernandes në humbjen 0-1 të Manchester United nga Aston Villa në raundin e fundit të Premierligës vazhdon që të flitet në tërë Anglinë.
Lojtar i skuadrës angleze të ragbit, Joe Marler ka “thumbuar” mesfushorin e “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes, duke e ftuar atë të merret me sportin e ragbit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mendimit të Marler, 31 vjeç, Bruno duhet t’i kishte dhënë topin Cristiano Ronaldos, “më me përvojë në këtë lloj situate”.
“Bruno Fernandes duket se është më i interesuar të jetë lojtar i rugby sesa futboll me atë penallti qesharake”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


