Sporti

Lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e këndojnë himnin as në ndeshjen ndaj Italisë

03/25/2022 12:29
nga:Mergim Rreci

Maqedonia e Veriut bëri befasinë mbrëmjen e kaluar, atje ku e mposhti Italinë në “Play-Off”-in e Kupës së Botës.

Disa futbollistë me origjinë shqiptare ishin pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut në këtë takim, por që edhe njëherë nuk e kënduan himnin e këtij vendi, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithëse në stadium kishin mbërritur shumë tifozë për ta përkrahur këtë përfaqësuese, pasi luante një sfidë të madhe ndaj “Azurrëve”, asgjë nuk ndryshoi për shqiptarët.

Askush prej tyre nuk e ka kënduar himnin, ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe në të shkuarën. Nga Musliu te Bardhi e Alioski, lojtarët nuk e kanë lëvizur buzën dhe qëndrojnë statik.