Sporti

“Lojtarët qanin”, trajneri i Çekisë zbulon çka ndodhi tek ekipi i tyre pas eliminimit nga Euro2020

07/04/2021 12:14
nga:Lorik J

Jaroslav Silhavy, trajneri i Republikës Çeke, ishte natyrisht i zhgënjyer pas disfatës nga Danimarka (1-2) në çerekfinalet e Euro 2020, por krenar për atë që ekipi i tij kishte arritur.

“Falënderoj të gjithë lojtarët për paraqitjet e tyre gjatë gjithë turneut. Ata ishin të zhgënjyer, pashë disa që filluan të qajnë. Ishim afër një suksesi të madh, por arritja në çerekfinale është një arritje e madhe për të gjithë futbollin çek. Jam krenar për ta. Ne duhej të përballeshim me ekipe të shkëlqyera, shumë prej tyre nuk ia dolën, ne po”, tha fillimisht ai.

“Ne sulmuam, ndërruam formacionin, por nuk mund të barazonim rezultatin”, përfundoi Silhavy.

/GazetaBlic Sport/