Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Zvicër para ndeshjes së nesërme.
Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Kosovës në futboll në mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Cyrihut, ku edhe nesër do të ballafaqohen me Zvicrën, shkruan GazetaBlic Sport.
Me të prekur tokën zvicerane, lojtarët e tanë u pritën mjaft mirë nga bashkëatdhetarët – të cilët shfrytëzuan rastin t’i motivojnë lojtarët dhe normalisht të fotografohen e të marin autograf nga ta.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet nesër nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport


