Sporti

“Lojtarët janë të lirë të zgjedhin nëse duan apo jo të vaksinohen”, Tuchel flet pas infektimit të Kantes me Covid-19

09/28/2021 17:11
nga:Lorik J

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me virusin, Covid-19.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë nesër ndaj Juventusit, poashtu edhe në disa takime tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchelkomentoi situatën duke thënë se lojtarët janë të lirë të zgjedhin nëse duan apo jo të vaksinohen.

“Ne jemi një pasqyrim i shoqërisë . Është e drejtë e lojtarëve të zgjedhin nëse do të vaksinohen apo jo. Ne duhet ta pranojmë atë, ajo që mund të themi është se situata është shumë larg përfundimit. Duhet të jemi të kujdesshëm, pandemia nuk ka mbaruar, sigurisht që nuk nuk e kemi në dorë situatën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport