Disa lojtarë të Manchester United kërkuan nga ekipi teknik pushim të dielën e kaluar, pas humbjes 1-2 ndaj Fulham të shtunën, në xhiron e 26-të të Premier League.
Sipas gazetës The Guardian, kërkesa është parë çuditërisht dhe është refuzuar. Sipas planit të punës së Erik ten Hag, lojtarët zakonisht shkojnë në qendrën stërvitore një ditë pas ndeshjes, për stërvitje rigjenerimi dhe analizë video, kështu që kërkesa erdhi si e papritur.
Nuk është hera e parë që lodhja përmendet si një faktor në paraqitjet më pak të suksesshme të United dhe The Guardian kishte shkruar tashmë se shumë lojtarë mendonin se e nisën sezonin po aq të lodhur sa përfunduan atë të mëparshmin.
Humbja ndaj skuadrës së Marco Silvës i dha fund një serie prej 5 fitoresh radhazi.
/GazetaBlic Sport