Sporti

Lojtarët e pavaksinuar të Herthas nuk do të marrin pagat nga klubi!

11/23/2021 11:44
nga:Lorik J

Klubi gjerman i futbollit, Hertha Berlin njoftoi se lojtarët që nuk janë vaksinuar dhe infektohen me koronavirus nuk do të marrin pagë derisa janë në karantinë.

“Ne kemi vendosur që nga 2 nëntori, dy nga lojtarët tanë të pavaksinuar nuk do të marrin pagë derisa janë në karantinë”, tha drejtori sportiv i Hertha-s, Fredi Bobic.

Në fillim të tetorit, Hertha njoftoi se kushdo që nuk ishte i vaksinuar do të duhej të paguante vetë koston e testimit PCR.

Hertha është goditur disa herë nga koronavirusi këtë sezon, por tani agjencia gjermane e lajmeve DPA bën të ditur se pothuajse të gjithë futbollistët janë vaksinuar.

Gjithashtu, mediat theksojnë se edhe klubi i Bayern ka vendosur që ata që nuk vaksinohen, por do të infektohen, do të mbeten pa rrogë gjatë karantinës.

/GazetaBlic Sport