Sporti

Lojtarët e Liverpoolit refuzuan të veshin fanellat me mbishkrimin: Futbolli është për tifozët

04/19/2021 22:05
nga:Lorik J

Liverpool ka refuzuar të veshë një fanellë në të cilën kishte mbishkrime lidhur me krijimin e Superligës Evropiane.

Ekipi i Leeds i la secilit lojtarë të Liverpoolit nga një fanellë të cilat mund t’i përdornin gjatë ngrohjes, por lojtarët e Kloppit refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e Jurgen Klopp ka udhëtuar në Elland Road një ditë pas lajmit se pronarët e klubit kanë rënë dakord të marrin pjesë në Superligën Evropiane.

Me të mbërritur në Elland Road, Reds zbuluan fanellat e lëna në dhomën e tyre të veshjes.

Në pjesën e pasme të fanellës shkruhej: ‘Futbolli është për tifozët’ dhe në pjesën e përparme kishte logon e Champions League me mbishkrimin ‘Meritoje atë’.

/GazetaBlic Sport