Aurelien Tchouameni u bëri thirrje të gjithëve në Francë që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Presidenti francez Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme më 10 qershor në përgjigje të fitores së Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Votimi në dy raunde do të zhvillohet më 30 qershor dhe 7 korrik, transmeton GazetaBlic Sport.
Tchouhameni është francezi i radhës që u bën thirrje bashkatdhetarëve të tij të votojnë, i ndjekur nga Kylian Mbappe, Marcus Thuram dhe Adrien Rabiot.
“Mendoj se në grup të gjithë kanë të drejtën e një mendimi, kemi pasur mesazhe të forta përmes Marcus dhe Kylian, ndaj këndvështrimin e tyre, i urrej dhe nuk duroj dot ekstremet në jetën e përditshme, jam më shumë për një politikë të unitetit u bëj thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë”, tha ai.
“Ne folëm për njoftimin për shtyp dhe tema do të ngrihet përsëri. Nuk kam folur me lojtarët e tjerë. Nuk mund të them se jemi të gjithë në të njëjtën faqe për gjërat, nuk e di”, shtoi ai. Mesfushori i Real Madridit.
/GazetaBlic Sport.