Që nga konfirmimi i 12 skuadrave evropiane për krijimin e një kompeticioni të ri që do të quhej Superliga Evropiane, kjo garë mori kritika të ashpëra pothuajse nga të gjithë figurat e njohura të futbollit botëror.
Kritikat dhe protestat e fansave bënë që skuadrat e Premierligës të tërhiqeshin dje nga kjo garë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas largimit të skuadrave të Premierligës edhe Atletico Madrid e ka konfirmuar largimin nga kjo ligë.
Për këtë vendim janë ndarë të kënaqur lojtarët e klubit spanjoll, të cilët u shprehen të lumtur që klubi i tyre u tërhoq nga gara.
Nga skuadra e Atletico Madrid: “Ne duam të shprehim kënaqësinë tonë në lidhje me vendimin përfundimtar të klubit për të hequr dorë nga pjesëmarrja në projektin e Superligës. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të ndihmojmë, nga pozicioni ynë, në mënyrë që Atletico Madrid të rritet përmes vlerave dhe meritës sportive që na kanë karakterizuar gjithmonë, në mënyrë që të gjithë ju të vazhdoni të na shihni si pasqyrim i atyre tipareve të identitetit tonë”, shkruan një komunikatë e shpërndarë nga Koke.
Ja postimi:
Comunicado de la plantilla del @Atleti ??⚪ pic.twitter.com/TSYWBe0SJZ
— Koke Resurrección (@Koke6) April 21, 2021
/GazetaBlic Sport.


