Sporti

Lojtarët e Anderlechtit të frikësuar: Tifozët “çmenden” pas ndeshjes dhe sulmojnë autobusin e klubit

10/24/2022 08:53
nga:Lorik J

Në minutën e 63-të, derbi mes Standard dhe Anderlecht u ndërpre për shkak të tërbimit të tifozëve.

Në pushim, rezultati në tabelë ishte 3:1 për Standardin. Ndeshja për të cilën do të flitet gjatë përfundoi në mënyrën më të keqe, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifozët hodhën flakë dhe bomba tymuese në fushë, ndeshja duhej të ndalohej dhe tifozët e pakënaqur të gjigantëve belgë vazhduan tërbimin e tyre jashtë stadiumit.

Sipas informacioneve nga mediat belge, lojtarët e Anderlechtit mezi dolën jashtë stadiumit, nuk mundën të hynin në autobusin e klubit, i cili u gjuajt me gurë dhe u thye nga tifozët.

/GazetaBlic Sport