Kupa e Botës 2022

Lojtarë e Anglisë do të gjunjëzohen para startit të ndeshjes ndaj Iranit

11/20/2022 21:02
nga:E K

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se lojtarët e Anglisë do të gjunjëzohen para ndeshjes së Kupës së Botës, kundër Iranit.

“Tre Luanët” e kanë praktikuar këtë gjest kundër racizmit para ndeshjeve të tyre që nga vdekja e George Floyd në vitin 2020, dhe ky veprim bëhej edhe para fillimit të ndeshjeve në Premier League.

Ata kanë vendosur të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe gjatë turneut në Katar pas bisedimeve të fundit.

“Kjo është ajo që ne qëndrojmë si ekip dhe kemi bërë për një periudhë të gjatë kohore”, tha Southgate.

“Ne mendojmë se kjo është më e mira dhe mendojmë se është një mesazh i fortë që do të shkojë nëpër botë për të rinjtë, në veçanti, për të parë se gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme.”, theksoi ai.

Anglia ndeshjen e parë në Kampionat Botëror e luan kundër Iranit, të hënën.