Sporti

“Lojtar spektakolar”, Zidane nuk i “kursen” elozhet për Bellingham

03/25/2024 18:26
nga:E K

Jude Bellingham i mjaftuan pak ndeshje për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid.

Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi.

Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane. Francezi, thekson se 20-vjeçari është një lojtar spektakolar.

“Është një lojtar me të vërtetë special, të gjithë ne ndihemi me shumë fat që ai është pjesë e Real Madrid. Është shumë i fortë dhe unë shpresoj që do t’i sjell shumë tituj skuadrës”, u shpreh Zidane.

Interesant është fakti se Bellingham te Reali mban veshur fanellën me numër pesë, fanellë e cila i përkiste edhe Zidane. Duhet theksuar se britaniku ia ka dalë ta nderojë atë dhe ta meritojë një numër me aq shumë peshë në historinë e madrilenëve.