Është mbyllur një tjetër garë për një tjetër sportist shqiptar, bëhet fjalë për qitësen Maunela Delilaj.
Mbyllet përfundimisht disiplina e qitjes, ku Delilaj u rendit në vendin e 37 me 565 pikë.
Një tjetër largim për nga Lojërat Olimpike në “TOKIO 2020” ku përveç Delilajt, u eliminua dhe Matvei Petrov dhe Indrit Cullhaj. Olimpiada e ngriti siparin në 23 korrik dhe përfundon në 8 gusht.



