Sporti

Lojërat Olimpike 2020: Cilët lojtarë të Premier League janë të përfshirë në turneun e Tokios?

07/18/2021 10:42
nga:Lorik J

Lojtarë nga Manchester United, Arsenal e disa ekipe tjera nga Premierliga do të marrin pjesë në Japoni për Lojërat Olimpike 2020.

Lojërat Olimpike të Tokios 2020 u vonuan me një vit falë pandemisë globale Covid-19, por turneu i futbollit për meshkuj do të fillojë në 22 korrik 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

Turneu do të zgjasë deri më 7 gusht, që do të thotë se përfundon vetëm një javë para se të fillojë sezoni i Premier League, shkruan Goal.

Ja lojtarët e Premierligës që do të luajnë në Lojëra Olimpike:

Arsenal | Gabriel Martinelli

Aston Villa | Douglas Luiz

Burnley | Chris Wood

Brighton | Alexis MacAllister & Tudor Baluta

Crystal Palace | Jay Rich-Baghuelou

Everton | Richarlison

Man Utd | Eric Bailly & Amad Diallo

Southampton | Caleb Watts

West Ham | Winston Reid