Sporti

Lojërat Mesdhetare/ Eliminohet taekwondisti kosovar, Arbër Azemi

07/03/2022 13:02
nga:L J

Taekwondisti Arbër Azemi ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Azemi nuk arriti të kalojë grekun Konstantinos Chamalidis, medalist i argjendtë i Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Taekwondisti ynë dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja më e madhe e kundërshtarit.

Nesër garon, taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.

/GazetaBlic Sport