Sporti

Lojë e “çmendur”, futbollistët e PSG’së i marrin telefonin Verrattit dhe luajnë me të në pishinë

01/06/2022 17:01
nga:Mergim Rreci

Italiani Marco Verratti u përpoq të ruante gjakftohtësinë e tij pasi shokët e skuadrës së Paris Saint-Germain vodhën telefonin e tij dhe vendosën të luanin një lojë të rrezikshme në pishinë.

Mesfushori mbeti duke shikuar dhe shpresonte që shokët e tij të ishin po aq të saktë me duart e tyre sa edhe me këmbët e tyre, pasi telefoni i tij u hodh nga një lojtar te tjetri vetëm disa centimetra mbi ujë, përcjell GazetaBlic Sport.

Layvin Kurzawa e filmoi të tërën këtë skenë.

 

/GazetaBlic Sport/