Sporti

Loftus-Cheek kërkon që Chelsea t`i hakmerret Liverpoolit në finale të Kupës FA

04/18/2022 09:28
nga:E K

Chelsea arriti dje të siguroi biletën për në finalen e Kupës FA duke eliminuar në gjysmëfinale Crystal Palace.

Kjo do të jetë finalja e dytë që luhet në pak kohë mes Liverpoolit dhe Chelseat, pasi një e tillë u luajt edhe në Carabao Cup, aty ku Liverpooli triumfoi në fund duke mposhtur Blutë pas penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.

Loftus Cheek ka kërkuar që Chelsea t’i hakmerret Liverpoolit në finalen e Kupës FA për finalen e humbur në Carabao Cup.

“Ne duam të hakmerremi kaq e thjeshtë”, tha ai për ITV Sport.

“Unë ende besoj në vetën time dhe do të vijë koha ime”, vazhdoi Loftus-Cheek.

Kujtojmë se Chelsea dhe Liverpool luajnë finalen e FA Cup me 14 maj në “Wembley” nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport.