Sporti

Loftus Cheek: Jam shumë i lumtur – duam të fitojmë titullin

09/28/2023 11:08
nga:E K

Milan arriti fitore dje ndaj Cagliarit me rezultat 3-1.

Rossonerët përmbysën rezultatin nga 1-0 në 3-1 për të arkëtuar tre pikë të plota, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes autori i golit të tretë, Loftus-Cheek foli për media.

Ai tha se ndihet i lumtur te Milani dhe thotë se dëshiron titullin me Rossonerët.

“Jam shumë i lumtur. U treguam të aftë në përmbysjen e menjëhershme të rezultatit. Ata ishin shumë agresivë, por ne bëmë mirë.

Duam të fitojmë titullin dhe titulli vjen duke fituar këto lloj takimesh. Duhet të stërvitemi fort për të reduktuar diferencën në derbi”, deklaroi 27-vjeçari anglez në lidhje me ndeshjen.

/GazetaBlic Sport/