Sporti

Loftus-Cheek: “Jam në vendin e duhur te Milani”

08/01/2023 10:39
nga:L J

Ruben Loftus-Cheek theksoi se si ai dhe Christian Pulisic janë gati për të përfituar sa më shumë tek mundësia tek Milani.

Mesfushori anglez është një nga shtatë lojtarët e rinj që kanë transferuar tek Rossonerët këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Transferimi në një vend të ri, një gjuhë të re, është gjithmonë një sfidë. Më duhet të them se bashkëlojtarët e mi, veçanërisht ata që flasin mirë anglisht dhe që tashmë i njihja, po më ndihmojnë shumë për të kapërcyer këtë ‘barrierë të parë’. Ndihem shumë mirë, jam në vendin e duhur”, tha fillimisht Loftus Cheek për MilanNews.

“Javët e fundit ne kemi mësuar të bëjmë atë që ai kërkon prej nesh, ai dëshiron një futboll shumë agresiv dhe sulmues. Ne duam topin në këmbët tona, kemi cilësitë për të ndërtuar, siç kërkon trajneri, sa më shumë të luajmë, aq më shumë arrijmë të përmirësojmë lëvizjet dhe ndjenjën mes nesh.”

“Pulisic dhe unë vijmë nga i njëjti klub, Chelsea, dhe më duket mirë që mund të jemi sërish bashkë. Jemi të uritur, kemi mundësinë të luajmë në një vend të ri dhe për një klub shumë të rëndësishëm. Shpresojmë se mund ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi”, përfundoi ai.