Sporti

Locatelli i Juventusit, plani C i Realit, nëse dështojnë Bellingham dhe Enzo Fernandez

12/22/2022 15:42
nga:E K

Real Madridi e ka si alternativë të tretë mesfushorin e Juventusit, Locatelli, në rast se Jude Bellingham dhe Enzo Fernandez dështojnë.

Kështu të paktën raporton Diario AS.

Futbollisti është duke performuar mirë me “Zonjën e Vjetër”, anipse ata nuk po kalojnë nëpër një sezon jo fort të mirë.

Gjithsesi, kjo alternativë, tash për tash, duket pak e mundshme sepse dy opsionet e para kanë probabilitet të përfundojnë në “Bernabeu”.