Manuel Locatelli ndau dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon te Juventusi, edhe pse për disa javë, pasi portugez do të transferohej përfundimisht te Manchester United.
Mesfushori italian sapo kishte mbërritur në Torino nga Sassuolo, atëherë kur Ronaldo më pas vendosi të largohej, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus ishte një goditje e madhe për të gjitha klubet e Serisë A. Nuk isha i lumtur kur ai shënoi golin e parë kundër Sassuolo-s, skuadrës me të cilën isha në atë kohë. Mund të priste për ndeshjen e radhës. Por ishte e pabesueshme të kishim një legjendë futbolli në ligën tonë”, ka komentuar ai.
25-vjeçari italian zbuloi gjithashtu se ai mund t’i bashkohej Juventusit në vitin 2020.
“Juventusi donte të nënshkruante me mua një vit më parë gjatë pandemisë Covid-19. Doja të largohesha, por qëndrimi te Sassuolo më lejoi të vazhdoj të rritem dhe të jem në Euro 2020. Arrita në Juventus më i pjekur. Kam ende shumë për të përmirësuar.”
Locatelli ka luajtur 34 ndeshje për ‘Zonjën e Vjetër” në këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


