Sporti

Zyrtare: Phil Jones largohet nga Manchester United, mbaron aventura 12 vjeçare

05/19/2023 11:33
nga:Mergim Rreci

Phil Jones do të largohet nga Manchester United kur t’i skadojë kontrata në verë.

Pas 12 vitesh të kaluara në klub, Jones do të largohet nga ‘Old Trafford’, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai pati një mesazh emoiconues në lamtumirën e tij, duke siguruar që ky klub do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Ai fitoi Premier League, FA Cup, Kupën e Ligës, Europa League dhe atë të ‘Community Shield’ me fanellën e Manchester United.