Sporti

Zabërgja tregon ‘pengun’ e madh të karrierës: Nuk luajta në derbin mes Dritës dhe Gjilanit

10/20/2024 21:23
nga:Mergim Rreci

Enis Zabërgja e ka shijuar në maksimum karrierën e tij në futbollin kosovar.

Shumë paraqitje me disa skuadra të ndryshme, shumë trofe të fituar dhe shumë histori për më shumë se dy dekada, Zabërgja vendosi të pensionohej si një kampion i vërtetë.

Në një rrëfim ekskluziv për ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic’, ndër të tjera, ai u deklarua edhe për ‘pengun’ që i ka mbetur në karrierën e tij të bujshme.

Ai tha se një dëshirë e parealizuar ishte ajo e paraqitjes në derbin e madh të Anamoravës, duke e vlerësuar në maksimum rivalitetin dhe atmosferën mes dy skuadrave, Dritës dhe Gjilanit.

Zabërgja tha poashtu se e kishte mundësinë të transferohej tek skuadra e Vëllaznimit, për të cilin pendohet pse nuk e bëri.

“Ka pas skuadra që kam pas dëshirë të luajë. Ka qenë Vëllaznimi I Gjakovës, kam mundur të shkojë. Drita e Gjilanit është top skuadër, ka atmosferë e tifozë të mire, por edhe tek Gjilani. Me përjetu derbin Drita – Gjilani më ka mbet peng, por mundësitë kanë qenë ashtu që unë të mos shkojë të luajë“, deklaroi Zabërgja.

/GazetaBlic Sport/