Sporti

Vdes në moshën 49 vjeçare ish-mesfushori i Juventusit

12/25/2022 18:42
nga:Mergim Rreci

Ish-mesfushori i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias si dhe i kombëtares së Uruguait, Fabian O’Neill, është ndarë nga jeta në moshën 49 -vjeçare.

Një lajm që u bë i njohur në mediat italiane pak më parë dhe ndërsa më herët u riprodhua lajmi se ai ndodhet i shtruar në reanimacion të spitalit në gjendje shumë kritike.

O’Neill kishte probleme të rënda shëndetësore të shkaktuara nga varësia e tij ndaj alkoolit, ndërsa vitet e fundit ai ishte i papunë, duke humbur të gjitha paratë që kishte fituar nga futbolli.

Madje, pas përfundimit të karrierës së tij ai ishte i varur nga bixhozi dhe alkooli, ndërsa çdo herë kapej në kamera me shumë femra të ndryshme.

/G.D abcnews.al/