Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në një prononcim për Ekonomia Online tha se për shkak të vjetërsisë disa nga blloqet e kësaj korporate kanë nevojë vazhdimisht për riparime.
Prandaj sipas tij, kjo edhe po sjell mungesë të prodhimit të energjisë elektrike.Madje ai ia ka kujtuar një propozim Vetëvendosjes, e që thotë se sa ishte në opozitë kërkonte që të rivitalizohet blloku Kosova A, por që tash ende nuk është bërë asgjë.Sipas tij, po të ndodhte kjo , Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize.
“Korporata energjetike e Kosovës dihet se është me disa blloqe të vjetra edhe kuptohet gjithë herë duhet të ketë riparime. Njëri bllok i Kosovës B është në riparim dhe kjo është arsyeja që nuk ka energji të mjaftueshme të prodhuar në Kosovë”.
“Gjithashtu e kemi bllokun A5 që nuk është riparuar me kohë dhe kjo ka sjell një dëm jashtëzakonisht të madh te KEK-u. Kur kjo Qeveri ishte në opozitë jemi kanë në një vij të bëhet rivitalizimi i Kosovës A. Sikur të ishte bë rivitalizimi i Kosovës A, Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize energjetike”, tha ai.


