Lajme

“Lluga” në Llugë të Podujevës, për imamin e ri, flet teologu Fitim Flugaj

03/11/2024 13:25
nga:N K

Në Llugë të Podujevës qytetarët nuk po e pranojnë imamin e zgjedhur nga bashkësia islame, xhemati po e do imamin e vjetër.

E për këtë në Kosova Today ka folur teologu, Fitim Flugaj.

Ai tha se imami i zgjedhur në Podujevë është votuar në mënyrë demokratike, por se kotribuesi më i madh i kësaj është një imam tjetër, atë që po e preferojnë qytetarët.

“Faktikisht nuk ka pasur imam të vjetër, xhamia është e re. Këshilli i Bashkësisë Islame të Podujevës në mënyrën më demokratike e ka bërë zgjedhjen e imamit dhe vota më shumë ka marr ai person i cili është vendosur për momentin si imam, mirëpo realiteti qëndron pak më ndryshe tek të tjerë. Kontribuesi më i madh ka qenë imami tjetër të cilin po e preferojnë një pjesë tjetër”, u shpreh Flugaj.

Mirëpo ai u shpreh optimist se kjo mosmarrëveshje është zgjidhur.

“Por besoj se tek po bisedojmë ne këtu, ky problem është zgjidhur, ne jemi njerëz dhe merremi vesh”.