Policia e Kosovës ka folur për zhvillimet e fundit në komunat e Veriore të Kosovës, ku serbët janë mbledhur para objekteve të kuvendeve komunale duka pamundësuar kështu që kryetarët shqiptar të hyjnë në objekte raporton Gazeta Blic.
Serbët u mblodhën në këto objekte pa lëshimit të alarmit.
Policia e Kosovës ka dal me njëftimin e fundit për zhvillimet atje.
“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse:, thotë nga policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.
Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Serbët mblidhen para objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan


