Liverpool ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle United.
Ishte një paraqitje fantastike nga “The Reds”, të cilët triumfuan me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Darwin Nunez në minutën e 10-të dhe Cody Gakpo në minutën e 17-të, shënuan golat e këtij takimi.
Vendasit luajtën pothuajse pjesën më të madhe me një lojtar më pak, kjo për faktin se portieri Nick Pope u ndëshkua me karton të kuq.
Momentalisht, Liverpool është në vendin e 8-të me 35 pikë, kurse Newcastle mbetet në vendin e katërt me 41.
/GazetaBlic Sport/


