Ligji i ri për pagat në sektorin publik, i cili tashmë është publikuar dhe të gjithë zyrtarëve do t’iu ndryshojnë rrogat, nuk po pritet mirë nga ish-kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla.
Blerim Syla për GazetaBlic thotë me plotë bindje se ky ligj pa vlerë të konficentit nuk mundet të funksionojë.
“Unë po çuditëm se ku i gjejnë këto vlera të konficentit, ky ligj pa vlerë të konficentit nuk mundet të funksionojë”, tha ai.
Syla i tha GazetësBlic që është koha të vendosen standarte, sepse sipas tij klasifikimi i mjekëve nuk është siç po paraqitet.
Syla thotë se është e padrejtë kur një mjek i mjekësisë terciare të paguhet si ai mjek që i përket mjekësisë sekondare e primare.
“Klasifikimi nuk është siç paraqitet në bazë të profileve, sepse nuk mund të paguhet një mjek që është në mjekësin terciare si ai mjek që është në atë sekondare dhe primare. Njëherë e përgjithmonë duhet të vendosen standardet”, thotë Syla.
Syla e sheh si problemin më të madh edhe infermierët ku sipas tij janë lënë pas dore, madje thotë se me ligjin për paga, këtë të fundit do të paguhen më pak se fizioterapeutët. Kjo e bën që Syla të kundërshtoj këtë ligj me që rast nuk e përjashton mundësinë për grevë por, thotë që duhet të bisedohet me faktorët më relevant.
“Problemi numër tre dhe shumë i madh ka të bëj me infermierët, sepse ky ligj më shumë i paguan fizioterapeut sesa infermierët e tjerë dhe si i tillë ky ligj lë për të dëshiruar dhe duhet të bisedohet me faktorët relevant me odën dhe sindikatat, e pastaj të vendoset a do të ketë grevë apo jo”, përfundon Syla për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është proceduar Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik.
Sipas tij, të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët publikë


