Sporti

Kush është Amar Gërxhaliu, ardhja e re tek Kosova?

03/17/2023 16:03
nga:Mergim Rreci

Amar Gërxhaliu është ardhja e re tek kombëtarja e Kosovës.

Gërxhaliu është në mesin e 26-të futbollistëve që trajneri Giresse i ka ftuar për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai deri në edicionin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë, teksa në verë u transferua në skuadrën turke e Antalyaspor.

Tek skuadra turke, Gërxhaliu ka 3 paraqitje dhe luan në mbrojtje, por në raste të caktuara mund të luajë edhe si mesfushor defanziv.

Futbollisti kosovar momentalisht është 20 vjeçar dhe shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur.