Sporti

E kupton gabimin e tij, Sergio Ramos telefonon fotoreporterin që e shtyu dhe i kërkon falje

02/16/2023 18:31
nga:Mergim Rreci

Pas humbjes kundër Bayern Munichut (0-1), në ‘Parc des Princes’, të martën, Sergio Ramos u soll në mënyrë shumë të keqe kur shtyu një fotoreporter që sapo po bënte detyrën, në një moment kur lojtarët e skuadrës franceze falënderonin tifozët për mbështetjen e tyre.

I vetëdijshëm për sjelljen shumë të keqe, qendërmbrojtësi spanjoll ka telefonuar fotografin dhe ka kërkuar falje, siç ka bërë të ditur ai në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

“Surpriza mbrëmë. Sergio Ramos më kontaktoi dhe kërkoi falje për sjelljen e tij. Falja pranohet dhe çështja mbyllet”, thuhet në publikimin e Markus Gilliar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Markus Gilliar (@baden_gille)