Pas një sezoni shumë të suksesshëm me Hoffenheimin, Fisnik Asllani vazhdon të jetë në mesin e diskutimeve të mëdha për merkaton e ardhshme.
Asllani mbetet një opsion për sulmin e Bayern Munich, megjithatë, sulmuesi kosovar ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrës së madhe të Premier League, Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Me një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, futbollisti i talentuar i përshtatet gjithashtu objektivave të transferimeve të Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.
Kujtojmë që më herët ishte raportuar se Barcelona poashtu kishte shprehur interesim për yllin e ri kosovar, i cili poashtu kishte deklaruar se kjo skuadër është ëndërr e tij që nga fëmijëria.
/GazetaBlic Sport/


