Sporti

Kosova sot përballet me Azerbejxhanin në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror

02/20/2025 10:45
nga:Mergim Rreci

Basketbollistët e Kosovës sot do ta kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror në basketboll që pritet të mbahet në vitin 2027-të.

“Dardanët” do t’i presin në Prishtinë mysafirët nga Azerbejxhani.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.

“Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Tutje në njoftimin e FBK-së, shkruan se fitorja shton gjasat për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.