Sporti

Jovic në planet e Arsenalit, Arteta kërkon transferimin e tij

01/25/2022 14:19
nga:Mergim Rreci

Luka Jovic është në planet e Mikel Arteta, trajnerit spanjoll të Arsenalit, për të forcuar sulmin.

Objektivi kryesor është Vlahovic, sulmuesi serb i Fiorentinës dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, por lojtari tashmë do të ketë nënshkruar një paramarrëveshje me Juventusin, përcjell GazetaBlic Sport.

The Sun raporton gjithashtu se Alexander Isak, sulmuesi suedez i Real Sociedad, është opsioni i dytë për të përforcuar vijën sulmuese të Topçinjve, megjithatë, sipas gazetës, klubi londinez e konsideron “praktikisht të pamundur mbylljen e transferimit”.

Dhe pikërisht në këtë kontekst shfaqet Jovic, i cili sipas The Sun do të mbërrinte në formë huazimi nga Merengues deri në fund të sezonit.

Jovic, 24 vjeç, mbërriti në Real Madrid në vitin 2019 dhe megjithëse ishte një kërkesë nga Zinedine Zidane (ish-trajneri i Bardhezinjve), ai kurrë nuk i përmbushi pritshmëritë e tifozëve, as Carlo Ancelotti, trajneri aktual i klubit Bernabeu.

/GazetaBlic Sport/