NISMA ka zhvilluar një takim me qytetarë në Lluzhan të Podujevës, ku i pari i kësaj partie Fatmir Limaj thotë se bashkëbiseduan për Kosovën fituese, raporton GazetaBlic.
Nga kjo parti thonë se rruga Prishtinë-Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës pa vizion, ku shton se ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie.
Postimi i plotë:
Në Lluzhan të Podujevës, bashkëbiseduam për Kosovën fituese, veçVEPRA!
Rruga Prishtinë – Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës, pa vizion dhe pa shpresë, ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie.
Rreshtimi rreth koalicionit tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA, është siguri për vendin, anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik dhe pavarsim energjetik.
#PërKosovënfituese137
#veçVEPRA