I shumë kërkuari “Llapota” është arrestuar në Barcelonë. Gazeta Blic ka mësuar detaje ekskluzive për arrestimin e Astrit Mehmetit në Spanjë, i njohur ndryshe edhe si “Llepota”.
Sipas burimeve të Gazeta Blic ai është arrestuar nga autoritetet spanjolle në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Me këtë të fundit ka bashkëpunuar njësia policore për bashkëpunim ndërkombëtar, që është sinonim i “Interpolit”.
Siç merr vesh GazetaBlic, “Llepota” është arrestuar në banesën e tij dhe pas përfundimit të procedurave pritet të ekstradohet në Kosovë.
/GazetaBlic/
E FUNDIT: “Llepota” arrestohet në Spanjë