Sporti

Elbasan Rashani largohet nga grumbullimi me Kosovën, ka pësuar një lëndim

06/15/2023 14:20
nga:Mergim Rreci

Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024.

Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.