Edwin Van der Sar, ish-portieri i Holandës dhe menaxher i përgjithshëm i Ajax-it, është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Kroaci pasi pësoi një sulm në tru ndërsa ishte në një restorant në Hvar.
Sipas gazetës holandeze Telegraaf, Van der Sar, 52 vjeç, ishte me pushime në ishullin e atij vendi dhe u transportua urgjentisht me helikopter në një spital në Split. 24 orët e para do të jenë vendimtare për gjendjen shëndetësore të ish-portierit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund të sezonit të kaluar, Van der Sar dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Ajax-it, duke përmendur “lodhjen”. “Ndjej nevojën të distancohem, duhet të relaksohem dhe të bëj gjëra të tjera”, tha ai në atë kohë.
On Friday, Edwin van der Sar has had a bleeding around his brain. He’s currently in hospital in the intensive care unit and is in a stable condition.
Once there is more concrete information, an update will follow.
Everyone at Ajax wishes Edwin a speedy recovery. We’re thinking… pic.twitter.com/M7jKs5TBB9
— AFC Ajax (@AFCAjax) July 7, 2023
/GazetaBlic Sport/


