Sporti

Dinamo Zagreb luan sonte ndaj Ballkanit me përbërjen më të fortë

12/14/2023 09:29
nga:Mergim Rreci

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas një forme të dobët, Dinamo më në fund hyri në një seri pozitive prej katër fitoresh dhe është plot optimizëm për dy ndeshjet e fundit para pushimit.

Krahasuar me ndeshjen e parë në Prishtinë, të cilën Dinamo e humbi 2:0, do të ketë deri në gjashtë ndryshime në formacion. Edhe pse derbi me Hajdukun është tashmë të dielën, Dinamo do të luajë me skuadrën më të fortë sonte ndaj Ballkanit,

Jakiroviç i ka në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët përveç Josip Drmiqit dhe Deni Juriqit, të cilët janë të lënduar. Por ata nuk do të ishin gjithsesi në formacionin startues, ndaj mungesa e tyre nuk shihet si problem.

Ja formacioni i mundshëm i Dinamo Zagreb sipas mediumit kroat Index.hr.

/GazetaBlic Sport/