Sporti

Llapi zyrtarizon shitjen e Ilir Krasniqit tek Kolos Kovalivka

09/11/2024 21:45
nga:Mergim Rreci

Llapi ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me klubin Kolos Kovalivka për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Ilir Krasniqi.

Pas disa ditësh bisedime me klubin ukrainas, marrëveshja është zyrtarizuar brenda afatit kohor të transferimeve dhe Krasniqi do vazhdoj karrierën në klubin Kolos Kovalivka, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai ka bërë 121 paraqitje me fanellën e Llapit, duke shënuar edhe 4 gola dhe ka bërë 4 asistime.

Ja njoftimi i klubit: