Sporti

Llapi vazhdon përgaditjet për ndeshjet ndërkombëtare

06/16/2022 21:02
nga:E K

Skuadra kosovare, KF Llapi po vazhdon stërvitjet për ndeshjet kualifikuese në kuadër të Conference League.

Llapi do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë do të luhet në Mal të Zi ku ekipi i Batatinës do të udhëtojë me 7 korrik, kurse në ndeshjen e kthimit me 14 korrik Llapi e pret Buducnost në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Llapi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se faza përgaditore për këto ndeshje ka filluar me skuadrën që pothuajse është kompletuar.

/GazetaBlic Sport.