Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Llapi ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Hyseni dhe Riviera shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, kurse për Gjilanin realizoi, Ismajli.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini arriti ta mposht Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Solomon.
/GazetaBlic Sport./